Ish-hetuesi

Ish-hetuesi i policisë flet për të arrestuarin për spiunazh, thotë se punoi me të për 10 vite

Murat Mehmeti, ish-hetues i Policisë së Kosovës, ka zbuluar detaje të rëndësishme rreth Aleksandër Vlajiq, i arrestuar për spiunazh.

Mehmeti ka treguar në “Debat Plus” se Vlajiq është një ish-koleg i tij, me të cilin ka punuar për rreth 10 vite në Mitrovicë.

“Është një ish koleg i imi që kemi punuar rreth 10 vite në Mitrovicë, është rekrutuar pas viti 2002 ka qenë strukturë e roje veturës dhe në dosjen e KFOR-it e ka nofkën snajper, është rekrutuar nga Policia e UMNIK-ut dhe ka kryer akademinë policore ne Vushtrri pastaj ka punuar oficer patrullues dhe për një kohë shumë të shkurtër është kyç në strukturën e inteligjencës regjionale, e cila neve që kemi qenë hetues na kanë furnizuar me informacione natyrisht ka qenë koha kur është drejtuar nga UNMIK-u por I njëjti ka vazhduar edhe deri në ndarjen e regjioneve. Janë ndarë dy drejtori rajonale njëra në pjesën veriore ky ka vazhduar të punojë atje”, ka deklaruar Murati.

Ai shtoi se Vlajiq ishte i njohur si “snajper” në dosjet e KFOR-it.