Ish-gjyqtari Simmons raporton të hënën për skandalet dhe keqpërorimet në EULEX

Ish- kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, do të raportojë të hënën në Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Ky lajm është bërë i ditur  nga Kuvendi i Kosovës, teksa raportimi do të fillojë nga ora 10:00.

“Takim i përbashkët i Komisionit për Legjislacion me z. Malcolm Simmons, ish- kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it Vendi: Salla 506 Koha: 10:00”, thuhet nënjoftim.

Malcolm Simmons, ish-kryetar i gjykatësve në EULEX kishte dhënë dorëheqje nga ky institucion duke akuzuar EULEX-in dhe BE-në për korrupsion.