Talenti dikur i madh i Valencias, Jose Castillejo vdiq gjithashtu në përmbytjet e tmerrshme që morën më shumë se 100 jetë në Spanjë gjatë kësaj jave.
Gjiganti spanjoll i futbollit, Valencia, u shfaq në rrjetet sociale dhe bëri homazhe për ish-lojtarin e tyre të ri. Bëhet fjalë për 28-vjeçarin Jose Castille, të cilit Valencia i dha lamtumirën pasi vdiq në përmbytjet e mëdha te shkaktuara të martën.
“Na vjen keq për vdekjen e Jose Castillejo, një viktimë e fatkeqësisë natyrore të ditës. Ai kaloi të gjithë shkollën e klubit dhe luajti për shumë skuadra në komunitetin tonë lokal të Valencias”, thuhet në njoftimin e Valencias.
@valenciacf_en mourn the passing of José Castillejo, casualty of the flash floodings
— Valencia CF (@valenciacf_en) October 31, 2024
José Castillejo came up through the @Academia_VCF youth system up to U18 level and played for others teams in the region.
R.I.P. pic.twitter.com/El8OZRKbUC
Ai luajti për skuadra të shumta në Spanjë, duke përfshirë klubin e kategorisë së dytë Eldense. Ata kanë kontaktuar edhe me Eldensen dhe i kanë shprehur ngushëllimet familjes së tij.
Përveç Valencias ku filloi karrierën dhe Eldense, ai luajti për Torre Levante, Paterna, Roda, Villamarxant, Colon dhe Bunol.
🖤 Terribles noticias que nos llegan por la catastrófica DANA. El #CDEldense lamenta profundamente el fallecimiento a la edad de 28 años de José Castillejo, ex jugador azulgrana en la temporada 2015/2016.
— CD Eldense SAD 👓 (@CD_Eldense) October 31, 2024
Transmitimos nuestro más sentido pésame a sus familiares y amigos.… pic.twitter.com/AjwmeTbgyQ







