Tirane

Ish-futbollisti i Tiranës infektohet me koronavirus

Një ish-futbollist i njohur shqiptar raportohet se është i infektuar me koronavirus. Ai e ka marrë lajmin në 24 orët e fundit.

Bëhet fjalë për F. R, ish-lojtar i skuadrës së Tiranës.

Për fatin e tij të mirë, ai është në një gjendje të mirë shëndetësore, pa asnjë problem prej virusit.

Ka dyshime se në ditët e fundit ai ka patur kontakte me disa punonjës të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe mund të ketë përhapur virusin.

Ish-futbollisti, i cili ka punuar edhe si komentator sportiv, është shtruar në spital.