Ish-futbollisti francez vdes në moshën 73-vjeçare pas 39 vjetëve në koma

Jean-Pierre Adams, ish-mbrojtësi i Francës, ka vdekur në moshë 73-vjeçare pas 39 vjetëve në gjendje kome. Adams nuk ishte zgjuar nga koma që nga një gabim i anesteziologut në Spitalin e Lyonit, si pjesë e një operacioni rutinë të gjurit që ai ndërmori më 17 mars të vitit 1982. Ai vdiq të hënën në mëngjes në Spitalin Universitar të Nimesit. Adams, i cili regjistroi 22 paraqitje me Përfaqësuesen e Francës, tha se ndihej në “formë të shkëlqyer” para operacionit, të cilit iu nënshtrua në moshën 34-vjeçare. Atij iu dha anestezi që duhej ta kishte rrëzuar për disa orë, por ai nuk u zgjua kurrë dhe mbrojtësi i lindur në Dakar të Senegalit, në vitin 1948, humbi luftën e tij për shërim të hënën.

Në fakt, ai ishte shtruar në spitalin e Nimesit javën e fundit “në gjendje të rraskapitur” dhe vdiq në krahët e gruas së tij, Bernardette. Shqetësimi rreth Adamsit u shfaq ndërsa ai po ndërmerrte një kurs trajneri në Dijon në vitin 1982. Ai ishte në një kurs njëjavor, por ditën e tretë kishte shqetësime për gjurin e tij. Adams e la kursin në mëngjesin e ditës së katërt, dhe ai u nis për në një spital të qytetit të Lyonit. Skanimi fillestar thuhet se tregoi dëmtim të një ligamenti në pjesën e pasme të gjurit. Ndërsa ai po shkonte drejt daljes nga spitali, thuhet se Adamsi, i cili luajti për Paris Saint-Germainin, Nimesin dhe Nicen në karrierën e tij, u përplas me një kirurg dhe pas diskutimit që pasoi, pati një marrëveshje që ishte më mirë të operohej në gju.

“Është gjithçka mirë, jam në gjendje të shkëlqyeshme”, thuhet se ai i tha gruas së tij Bernadette në mëngjesin e operacionit në atë që doli të ishin fjalët e tij të fundit.

Por, pas atij operimi, ku pati mbidozë, ai më nuk ka mundur të flasë, të ecë apo të lëvizë gjymtyrët e veta. Që atëherë, Bernadette e ruante atë në baza ditore. Çifti jetonte në jug të Francës. Adams, i cili ka dy djem, Laurentin dhe Fredericun, kishte pasur një problem me anestezinë dhe mjeku që bënte operimin në gjurin e tij raportohet të ketë punuar në tetë pacientë njëkohësisht. Kështu që, Adams nuk u zgjua kurrë nga 17 marsi i vitit 1982, dita e operacionit. Adams u bë “shkëmbi i fjetur” pasi si futbollist njihej me nofkën “Guri i Zi”. Rasti se si u trajtua operacioni i tij kaloi nëpër gjykata për shtatë vjet para se të merrej një vendim. Pierre Huth, mjeku i Adamsit kur ishte te PSG-ja, udhëhoqi çështjen që përfundoi kur Dhoma e Shtatë e Tribunalit Korrektues në Lyon i shpalli mjekët që drejtonin operacionin e Adamsit fajtorë për lëndime të pavullnetshme. Gruaja e tij Bernadette kërkoi donacione nga klubet e tij të mëparshme, si dhe Federata Franceze e Futbollit (FFF), për të ndërtuar një shtëpi të modifikuar ku ajo mund të kujdesej për burrin e saj. Ajo e quajti atë “Shtëpia e Sportistit të Bukur të Fjetur”.

“Unë, thjesht, nuk kam guximin të ndaloj t’i jap ushqim dhe ujë. Ai ka një rutinë normale. Ai zgjohet në orën 07:00, ha. Ai mund të jetë në gjendje vegjetative, por ai mund të dëgjojë dhe të ulet në një karrige me rrota. Unë këmbëngul që ai vesh rroba të ndryshme çdo ditë. Prandaj ne i bëjmë rregullisht dhuratë rroba. Blej gjëra për të zbukuruar dhomën e tij ose rroba të reja”, pati thënë Bernardette vitin e shkuar.

Bernadette shpresonte që burri i saj të dilte nga koma për t’i dhënë asaj dhuratën më të madhe të jetës.

“PSG-ja ka humbur, këtë të hënë më 6 nëntor, një nga të vjetrit e lavdishëm. Jean Pierre-Adams veshi fanellën parisienë prej vitit 1977 deri në vitin 1979”, ishte postimi i Paris Saint-Germainit.

I rritur nga gjyshja e tij deri në moshën tetëvjeçare, ai mbërriti me të në Francë për një pelegrinazh katolik dhe iu besua një çifti në pension. U rrit në Loiret ku shkëlqeu si top sulmues. Në vitin 1967, gjatë shërbimit të tij ushtarak, ish-banori i shkollës Saint-Louis de Montargis u miqësua me një lojtar nga Fontainebleau, i cili e bindi atë (dhe udhëheqësit e tij me) të bashkohej me Seine-et-Marne, ku Adams ishte nënkampion i Francës në vitin 1968 dhe 1969. Në vitin 1970, Adams, i dalluar nga Kader Firoud, zbuloi elitën e futbollit francez me skuadrën e Nimesit. Ai gradualisht filloi të kthehet në mbrojtje dhe u bashkua në vitin 1972 me Nicen ku kaloi pesë sezone, para se të luante edhe për PSG-në, Mulhousen dhe Chalonin, ku përfundoi karrierën e tij në vitin 1981. Vitet e tij në Nice shënuan hapat e tij të parë në Përfaqësuesen e Francës, të drejtuar më pas nga Georges Boulogne, ku formon një tandem të shenjtë në mbrojtje me Marius Tresorin. Për gjashtë vjet, Adams regjistroi 22 paraqitje për Francën. Në adoleshencën e tij të fundit, ai u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik. Adams doli me lëndime të lehta të prerjeve dhe mavijosje, por një nga miqtë e tij më të ngushtë Guy Beaudot vdiq në aksident.

“Ne mësuam këtë mëngjes për vdekjen e Jean-Pierre Adams”, shkroi Nimes në “Tëitter”. “Ai kishte veshur ngjyrat e Nimes Olympique 84 herë dhe me Marius Tresor përbënte ‘gardën e zezë’ të ekipit francez. Klubi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të dashurit e tij dhe familjen e tij”.