Ish mbrojtësi italin

Ish fituesi i Topit të Artë beson se Napoli mund të triumfojë në Europa League

Fabio Cannavaro beson se Napoli posedon gjithçka për ta fituar Europa Leaguen, dhe duhet ta ketë këtë synim.

Ish-mbrojtësi i këtij ekipi e kishte ngritur trofeun e UEFA Cup më Parmën më 1999, dhe dëshiron që këtë ta bëjë edhe Napoli.

“Unë isha i fundit që kam fituar atë që quhej UEFA Cup më 1999”, thotë Cannavaro për Il Mattinon. “Isha te Parma, dhe në atë kohë e kemi dominuar UEFA Cup siç e bëjnë sot spanjollët. Nuk e di pse, kohë pas kohe, ekipet italiane e kanë shpërfillur këtë garë, edhe pse sigurisht që është e lodhshme”.

Ai thotë se triumfi në Ligën e Evropës sjell shumë kënaqësi.

“Triumfi në këtë garë sjell kënaqësi të jashtëzakonshme, dhe Napoli ka gjithçka për ta bërë këtë”, është shprehur Cannavaro.