Ish-drejtori i VV-së në Mitrovicë kërkon që tre policët e rrëmbyer të gjykohen për tradhti kombëtare

Ish-drejtori i Inspeksionit në Komunën e Mitrovicës, Fidan Ademi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë një koment lidhur me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga policia e Serbisë.

Ademi thotë se të tre policët duhet të lirohen nga Serbia, e më pas të gjykohen në Kosovë për “tradhti kombëtare”.

Postimi i plotë i Ademit:

Sipas komunikatës së policisë, zyrtaret policor i kanë vrejtur personat e dyshimit duke u afruar drejt pikes së tyre!

Nuk Ka asnje arsyetim dorzimi pa rrezistencë.

Ata Duhet te lirohen sa me parë prej Serbise, e te perballen ne gjykata Tona per tradhti kombetare!

Le te jenë shembull që asnje zyrtar policior a ushtarak nuk guxon të dorzoj armen me plot fyshek te armiku.