​Ish-drejtori i ndërmarrjes së pastrimit “Uniteti” në Komunën e Mitrovicës, Skënder Tahiri, është arrestuar në pasditen e së mërkurës.

Arrestimi i tij, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Kosovës, ka ndodhur mbi dyshimet se ka keqpërdorur rreth 200 mijë euro fonde publike.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e Tahirit.

“Mund të konfirmojmë se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar një peron në rajonin e Mitrovicës, lidhur me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në deklaratën e Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun të Policisë së Kosovës.