Ish-drejtori alarmon për situatën: Policëve s’po u paguhen shujtat, po ikin IT-të, po rrezikohen gjatë shkuarjes në punë

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për gjendjen e policëve e cila sipas tij është e rëndë.

Ai ka thënë në Kuvendin e Kosovës se policët janë të indinjuar për mos-pagesën e shujtës.

“Pjesëtari i Policisë dhe ai i FSK-së kurr më keq nuk e ka pasur gjendjen ekonomike në këtë vend. Ata udhëtojnë prej vendeve të ndryshme për të ardhë në punë dhe ata hasin në rrezikshmëri të shumta. Ata duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë. Policëve u mungon shujta. Ka një pakënaqësi të madhe te ish-kolegët që t’u paguhet shujta”, ka thënë Qalaj.

Ai po ashtu tha se edhe kuadrot e IT-së po ikin nga Policia dhe FSK, dhe të njëjtit sipas tij po kalojnë në sektorin privat apo po e lënë krejtësisht Kosovën.

“Kuadra më të mira të IT-së po ikin nga Policia e FSK-së për shkak të sektorit privat apo po gjejnë punë jashtë vendit”, ka thënë Qalaj.