Ish-diplomati Çejku: Të gjitha gabimet e Albin Kurtit që ndihmuan Serbinë

Ish-ambasadori Agim Çejku tha në emisionin Now në Euronews Albania se Albin Kurti ka bërë disa gabime në qasjen e tij ndaj ndërkombëtarëve në negociata që kanë shkuar në favor të Serbisë.

Çejku u shpreh se për shkak të politikave të gabuara të Kurtit për herë të parë SHBA dhe BE kanë bërë një paralele mes Kosovës dhe Serbisë, gjë nuk ka ndodhur kurrë.

“Për herë të parë kemi parë që SHBA dhe BE kanë bërë një paralele mes Kosovës dhe Serbisë. Më parë presioni ka qenë gjithmonë në favor të Kosovës. Ishte e panevojshme gjithë ajo ndërhyrje diplomatike për shkak të targave. Ishte edhe jo serioz qëndrimi Kurtit duke mohuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme duke krijuar idenë se do ringeocionte të gjitha marrëveshjet. Pati edhe iluzionin që me ardhjen e demokratëve në Shtëpinë e Bardhë do ndryshonte diçka. Kosovës i ka munguar sensi i realizmit dhe fuqia negociuese”, tha Çejku.