Ish deputetja e VV-së: VV-ja i ka kandidatët më të dobët për zgjedhjet komunale

Ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Patina, është shprehur se Vetëvendosja i ka kandiatët më të dobët për kryetar të komunave në zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Ajo këto komente i bëri në emisionin Politiko në Kanal10, duke thënë se në aspektin e përvojës dhe eksperiencës në qeverisje, kandiatët e Vetëvendosjes janë më të dobëtit.

“I vetmi subjekt politik i cili asnjëherë nuk e ka ndërruar liderin është AAK-ja, pasi edhe VV e ka ndërruar ndonëse formalisht. Sa i përket kandidaturave, sa i përket në aspektin e përvojës dhe eksperiencës në qeverisje, Vetëvendosja i ka kandidatët më të dobët. Ata nuk kanë përvojë. Në katër pesë komuna ata garojnë me deputet për kryetar të komunash. Çështja nuk është se nuk i njohin, sepse njerëzit i kanë votuar por ata nuk e kanë as përvojën, as besimin lokal” – u shpreh ajo.