Ish-deputetja e VV-së kritika ndaj Kurtit: Hipokrizi, Kushtetuta e Kosovës e ka ndaluar edhe më herët bashkimin

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në të kaluarën shprehej për bashkim kombëtar, ndërsa sot deklaroi në Lezhë se kushtetuta e Kosovës e ndalon një gjë të tillë dhe kësisoj nuk ndryshohet kushtetuta.

Kjo deklaratë e Kurtit ka sjellë reagimin e ish-deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama, shkruan Ballkani.info.

Lama e cila tashmë është anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë kandidate nga kjo parti, ka kritikuar ish-liderin e saj, duke thënë se kushtetuta e Kosovës e ka ndaluar edhe më herët bashkimin me Shqipërinë.

Kandidatja e LDK-së, duke shpërndarë lajmin e deklaratës së Kurtit ku thotë për bashkimin kombëtar “na ndalon kushtetuta, nuk e ndryshojmë atë”, e ka quajtur hipokrizi një deklaratë të tillë./Ballkani.info

Postimi i plotë: