Ish-deputetja e LVV-së: Kurti hoqi dorë nga bashkimi kombëtar, sepse nuk e lejon Kushtetuta e nuk po ia bën njëjtë për shaminë

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Pantina ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti se duhet të lejohet bartja e shamisë në shkolla. 

Ajo ka thënë se Kurti ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar sepse nuk e lejon Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ndërsa po tregon vullnet për lejimin e shamisë në shkolla përkundër faktit se edhe këtë nuk e lejon kushtetua.

“Në mes shume premtimeve e zotimeve që Kurti ka dhënë publikisht (për të cilat ka pas edhe kundërshtime brenda VV-së) ndër më të rëndësishmet kanë qenë: bashkimi kombëtar dhe lejimi i mbulesave për vajzat mbi moshën 16 vjeç. Nga premtimi i pare hoqi dore sapo erdhi ne pushtet me arsyetimin se nuk e lejon kushtetuta. E për ketë premtimin e dyte po tregon vullnet për ta jetësuar përkundër faktit se edhe ketë nuk e lejon kushtetuta.”, ka shkruar Pantina.

Sipas saj Kurti më shumë beson në bashkimin kombëtar por vota më shumë i sjell lejimi i shamisë në shkolla.

“Kurti mendoj unë, beson me pak ne ketë të dytën ( bartjen e shamise) sesa në premtimin e parë ( bashkimin kombëtar) por kjo e dyta qartazi sjell më shume vota ani pse dëmet që shkaktohen në shoqëri ( filluar nga përqarjet) janë të mëdha. Unë dua të besoj se shoqëria jonë do ketë një mobilizim më të madh kundër marrjes së një vendimi të tillë.”, ka shkruar ajo.