Në një ngjarje të organizuar nga dega e LDK-së në Magure të Lipjanit.

Mungesa e një gjesti simbolik e ka nxitur reagimin e opinionit: ish-deputeti Naser Osmani nuk është ngritur në këmbë në momentin kur Imri Ahmeti është prezantuar si kandidat për kryetar të Komunës.

Ky veprim nuk ka kaluar pa u vërejtur nga të pranishmit, duke hapur debat rreth përçarjeve të mundshme brenda degës së LDK-së në Lipjan.

A është ky një sinjal i qartë i pakënaqësisë së Osmanit dhe pjesës tjetër të strukturës me ambicien e pashuar të Ahmetit për të vazhduar pushtetin lokal pa rivalitet të brendshëm?

Kandidimi i Ahmetit për një mandat të katërt është komentuar si tentim për ta shndërruar Komunën në pronë private, ku demokracia e brendshme zëvendësohet me lojalitet personal dhe heshtje të detyruar.

LDK-ja në Lipjan, siç duket po përballet me zëra në rritje që kërkojnë freski, ndryshim dhe hapësirë për figura të reja.

Refuzimi i Osmanit për të shfaqur përkrahje publike për kandidaturën e Ahmetit është më shumë se një gjest – është një mesazh politik.

A është ky fillimi i fundit për një lider që nuk njeh limit në pushtet? /Lipjani Online/