Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka bërë një deklaratë të fortë kundër partisë së tij të dikurshme, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos e votojnë.
“Kënd doni votoni, vetëm Lëvizjen Vetëvendosje jo. Asnjë pranim nuk kemi pasur, askush nuk na ka pranuar si shtet. Nuk kanë bërë asnjë progres, as kombëtarisht, as në raport me ndërkombëtarët, përkundrazi, na kanë dëmtuar. Edhe vendin e kanë dëmtuar”, tha Krasniqi, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
Ai shtoi tutje se , kushdo tjetër do të qeveriste më mirë Kosovën sesa Vetëvendosja.







