Ish-deputeti i VV-së i kërkon qeverisë të legalizojë kanabisin në Kosovë

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha, ka reaguar pas konfiskimit të sotëm që ndodhi nga Policia e Kosovës në Podujevë, ku u kapën 91 kilogramë drogë.

Hoxha përmes një reagimi në Facebook i kërkon Policisë ta legalizojë kanabisin.

“Aman mos e luftoni kanabisin, legalizojeni, taksojeni dhe kontrolloni përdorimin e tij! Nëse Qeveria Gjermane e ka marrë një iniciativë të tillë, grahni edhe ju se eshte ty dite dicka gjermani! Kanabisi, bari apo marihuana eshte dukshem me pak i damshem sesa duhani dhe alkooli… Nisne iniciativen edhe kryjeni kete pune sa nuk  ka shku posht naj polic a naj hajvan qe po e kontabandon!”, shkroi Hoxha në Faceobok.

Policia e Kosovës në një konferencë për media sot ka bërë të ditur se gjatë një aksioni policor në Podujevë janë konfiskuar 91 kilogramë lëndë narkotike të llojit marihuanë.