Ish-deputeti i PDK-së goditi një grua me makinë në Fushë-Kosovë, dërgohet për trajtim mjekësor

Numri i aksidenteve në trafikun rrugor në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Mediat kanë raportuar pak më parë që një person është goditur nga një veturë në Fushë-Kosovë, gjegjësisht në rrugën “Nënë Tereza”.

Bëhet fjalë për një grua rreth të gjashtëdhjetave, e cila si pasojë e goditjes edhe ka humbur vetëdijën.

Por, IndeksOnline mëson se personi që ka shkelë të moshuarën është ish-deputeti i PDK-së, Ramë Bujë, i cili momentalisht profesor në Kolegjin AAB. I njëjti madje ka dalë nga vetura për ta parë gjendjen e viktimës. Ndërsa është nisur në Stacionin Policor në Fushë-Kosovë, për intervistim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë dhe autoambulanca për t’i dhënë ndihmë viktimës.