Ish-deputeti, Ballës: Mos bëj show me ca kile oriz! Shko në Kapshticë e jepu zgjidhje qytetarëve të bllokuar

Teksa kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla vijon spektaklin dhe propagandën me shpërndarjen e ndihmave për njerëzit në nevojë, ish deputeti demokrat dhe ish kreu i PD në Elbasan, Aurel Bylykbashi i këshillon një rrugë tjetër.

Sipas Bylykbashit, teksa dhjetëra shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në pikën doganore të Kapshticës, Balla në vend të show-t me kilet e orizit dhe miellit, të shkojë për të zgjidhur problemin e atyre që prej ditësh qëndrojnë në qiell të hapur.

“Taulant!! Merr makinën dhe shko në Kapshticë dhe jepu zgjidhje atyre njerëzve që keni bllokuar atje!! Aty ke edhe nga Librazhdi, edhe nga Elbasani!! Mos bëj show me ca kile oriz e miell!”, shkruan Bylykbashi.