Ish-deputeti Ademi: S’jemi rom e as egjiptas, por jemi ashkali dhe flasim shqip!

Ish-deputeti i Kuvendit, Danush Ademi ka kundërshtuar zërat se komuniteti i tij i përket termit “RAE”.

Në një reagim për media, ai ka thënë se janë 100% ashakli.

“Nuk jemi romë, e as egjiptas, por jemi 100% ashkali. Me flamurin tonë kombëtar kemi festen 15 shkurtin qe festojmë ditën e flamurit tonë Kombëtar”, ka deklaruar ai.

Ademi shpjegoi se ata nuk flasin gjuhën rome, por gjuhën shqipe. “Ne flasim dhe lexojmë shqip”, ishte shpjegimi  i tij.

No description available.