Ish-bashkëluftëtarja i drejtohet Rexhep Selimit: Balta u hodh pranë këmbëve tua, e ti po heshtë

Raimonda Rreci, ish-ushtare e UÇK-së i ka reaguar deputetit të VV-së, Rexhep Selimit, teksa i referohet si Rexhë.

E vecanta është se pikërisht Raimonda Rreci ishte thirrur në tribunalin e Hagës mirëpo e njejta nuk ishte përgjigjur për shkak të bindjeve.

Ajo nuk bëri aq tragjike heshtjen e kryeministrit sa heshtejën e ish-bashkëluftetarit Selimi, madjë nën parafrazimin e një këngë të njohur i drejtohet “Cohu o Rexhë, cohu djalo…”., transmeton Ballkani.info

Krejt këto reagime janë shkaktuar për shkak të deklaratave të fundit nga disa individë që sipas shumicen fatkeqësisht janë figura publike e politike.

Ky është postimi I plotë i saj:

O Rexho, kisha aq shumë respekt për ty, familjen tënde, gruan tënde dhe kurrë nuk kam menduar se do të pretendosh se nuk dëgjove për baltën që u hodh pranë këmbëve tua, se edhe ti ishe UÇK. Unë ju kam njohur ju, vëllezërit tuaj, kushërinjtë tuaj, gruan tuaj, sepse ne luftuam nën të njëjten emblemë, por besa edhe erdhëm nga e njëjta zonë e vepruam në të njëjten zonë. Nuk mund ta besojë o bashkëluftëtar dhe bashkëvendas se juve nuk po ju ndjehët zëri m’sa të vdekurit. A nuk ishit edhe ju pjestarë i të njëjtës ushtri, bartët të njëjten emblemë, luftuat krahas të njëjtëve njërez ? Unë u zhgënjeva nga deklarata e lëshuar prej Kryeministrit sepse ai nuk u distancua nga akuza e Gashit, por unë jam edhe më e shqetësuar më heshtjën tënde. Nëse ne ishim apo jemi kriminel, ju ishit aty me neve komandant. Qou o Rexhë qou djalo ….

R. Rr

Atë ditë kur u bë kjo fotografi nëse ke harruar edhe ti ishe aty Rexhë, shikoj mirë këta njërez se shumica jemi përballur me akuzat e shpifjet e Dick Marty-it