Ish-banorja reagon pasi Olta kërcënoi Efin: Jam kurioze çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, njëkohësisht edhe shoqja e ngushtë e Efi Dhedhes, Mikela Pupa, ka reaguar ashpër ndaj aktores Olta Gixhari, kjo pasi aktorja kërcënoi Efin se do të tregojë gjëra që di për jetën e saj jashtë BBV, gjithashtu edhe për jetën e Kiarës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Mikela ka shkruar se ndihet shumë mirë që Olta është ende brenda shtëpisë së Big Brother Vip pasi publiku do ketë mundësi të “njoh fytyrën e vërtetë” të saj.

Ish-banoraj e përmbyll shkrimin e saj, duke pyetur se çfarë do të bëjë Olta me “As-et” që kanë njerëzit për të.

“Kush flet pikërisht ti moj Olta. Një femër pa karakter, manipuluese, mashtruese, një femër e ulët. Më vjen keq që po të mbajnë në atë shtëpi, por njëkohësisht më vjen dhe mirë që po nxjerr fytyrën tënde të vërtetë. Nëse mendon se po prek vajzat e shtëpisë në moral, e ke shumë gabim, kur balta vjen nga llumi nuk të bën pis. Kurioze jam çfarë do bësh me “As-at” nën mëngë që kanë njerëzit për ty”, shkruan Mikela.

Olta më herët ka “kërcënuar” se di shumë gjëra për Kiarën dhe Efin duke u shprehur se Tirana është e vogël dhe se me informacionet që ka mund t’i nxjerrë nga formati.

“Do i nxjerr të gjitha gjërat që di për Kiarën. Tirana është e vogël. Kam arsenal, di gjëra plot. Do i rreshtoj të gjitha për Kiarën, e di sa shumë di? Avash-avash”, tha Olta për moderatoren.

Ndërsa për Efin u shpreh: “Edhe asaj tjetrës Efit i kam gjëra, që ajo nuk e ka idenë që unë i di. Atë po të dua, me një fjali e nxjerr jashtë.”

Olta Gixhari ka kërcënuar edhe moderatoren Kiara Tito, në një formë indirekte nëpërmjet Luizit, duke i thënë se do i nxjerrë edhe asaj sekrete që e rrezikojnë qëndrimin në BBVA. Për këtë ka reaguar shoqja e ngushtë e Kiarës, në formë ironike nëpërmjet një posti në rrjete sociale duke thënë “çfarë di ti që nuk e di unë”.