Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese: Aktgjykimi është i dedikuar për Etem Arifin, jo për Albin Kurtin

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka thënë se vendimi i Kushtetuese duhet të zbatohen nga të gjitha institucionet shtetërore.

Kryeziu në “Debat Plus” thotë se aktgjykimi është dënues pavarësisht se është i lehtë.

“Vendimi është i dedikuar për Etem Arifin e jo për Albin Kurtin. Në vendim ka vetëm konstatime…Megjithatë vendimet duhet të jenë të qarta për qytetarët, e jo vetëm për juristët”.

Ai ka thënë se një normë kushtetuese nuk guxon ta shkatërron shtetin.

Kryeziu thotë se Gjykata nuk guxon askujt t’ia ndalojë mandatin, por proklamon normën gjyqësore.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese ka arsyetuar edhe vonesën në shpalljen e këtij vendimi.

“Vendimi është dashur të përkthehet në gjuhën serbe dhe atë turke, pasi ai vendim është dashur të dedikohet edhe për deputetët e komuniteteve”, tha ndër të tjera Kadri Kryeziu.