Alma Lama

Ish-ambasadorja kritikon MPJ-në: Gjuha diplomatike duhet të jetë e matur

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, e ka kritikuar gjuhën e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Kosovës, në të cilën e kishte dënuar veprimin e Bjellorusisë që e kishte ndaluar fluturimin e një aeroplani për të arrestuar gazetarin opozitar bjellorus, Roman Protaseviq.

Lama në Klan Kosova, tha që është një sjellje jo fort e pëlqyeshme e MPJ-së “një lloj amatorizmi në zhvillimin e politikës së jashtme dhe të diplomacisë”.

“Diplomacia është instrumenti bazë me të cilin realizohen strategjitë dhe taktikat e politikës së jashtme. Ajo çka kemi parë deri tani si nga ministrja dhe stafi i saj e kemi një dështim për fat të keq të diplomacisë dhe të bërjes së një strategjie të politikës së jashtme”.

“Kjo është manifestuar deri tani si një fjalimet në OKB si në Tëitter-at e fundit ku merren qëndrime të pamatura në lidhje me zhvillimet në botë, ku përdoret diplomacia digjitale (Twitter) që normalisht që për shtetet e vogla do të duhej të ishte një mjet i jashtëzakonshëm i komunikimit dhe i mbërritjes së audiencave sa më të gjëra”, u shpreh Lama.