Ish- ambasadorja e Kosovës thotë se nuk krahasohet posti i deputetes me atë diplomatik, tregon nëse do të kandidojë në zgjedhjet 2020

Alma Lama ka qenë deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe më pas dha dorëheqje nga kjo pozitë, për të vazhduar si ambsadore e Kosovës në Itali.

Ndërkaq që nga viti 2019 nuk e ushtron më këtë post, të cilin, sipas deklaratave të saj është munduar ta përfaqësojë Kosovën sa më mirë në Itali.

Gjersa, Kosova tashmë gjendet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe po komentohen kandidatët që do të hyjnë në lista zgjedhore, Ballkani.info. është interesuar të di nëse këto zgjedhje do të kandidojë edhe ish-ambsadorja Lama.

Lama duke folur për Ballkani.info, ka thënë se së shpejti do të marrë një vendim, nëse do të kandidon përsëri si deputete.

Ajo thotë se vendimi nëse do të kandidojë përsëri për deputete nuk është i lehtë pas shkëputjes disa vjeçare.

“Unë kam qenë deputete e LDK-së dhe në këtë cilësi kam shkuar si ambasadore e Republikës së Kosovës në Itali, pra duke lënë mandatin si deputete, mandati  cilit fitohet drejtpërdrejt nga populli, e nuk mund të krahasohet me një post diplomatik.  Për hir të së vërtetës, këto ditë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shkuar në zgjedhje,  pyetjen që ma bëni ju ma kanë bërë me dhjetëra miq e përkrahës të mi, pra nëse do të kandidoj në listë për deputete. Më bën të ndihem mirë kur njerëzit më thonë se na mungon zëri yt në Parlament e që duan angazhimin tim në politikë. Është një lloj motivimi i nevojshëm për angazhim politik, nëse synimin e kë që të japësh kontributin për vendin tënd. Unë së shpejti do të marr një vendim, i cili pas një shkëputjeje disa vjeçare, nuk është dhe kaq i lehtë. Ju e dini se politika kërkon angazhim të jashtëzakonshëm e sakrifica personale e familjare”, ka deklaruar Lama./Ballkani.info./