Nikola Pejakoviq, ish-ministër i Policisë së Malit të Zi dhe ish-ambasador i RFJ-së në Bjellorusi, ka vlerësuar në rrjetet sociale kriminelin e luftës Ratko Mlladiq.
Përkatësisht, ai i është përgjigjur postimit të ish-zëdhënësit të SNSD-së, famëkeqit Rajko Vasiq, i cili është përcjellë me komente të shumta.
“Kam pasur rastin ta njoh. Dy herë kemi drekuar bashkë. Njeri muskulor dhe mbi të gjitha shumë human”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se Nikolla Pejakoviq ishte propozuar për ambasador të RFJ-së në Poloni nga lista e PKSH-së dhe në kohën e Millosheviqit ishte ambasador në Bjellorusi, por edhe ministër i Brendshëm i Malit të Zi gjatë luftërave “në të cilat Jugosllavia nuk mori pjesë” dhe kur disa thoshin se ai do të ndërtonte “një Dubrovnik edhe më të bukur dhe më të vjetër”. Edhe pas disa muajsh, marrëveshja për Pejakoviqin nuk erdhi nga Varshava, që ishte një mesazh i qartë për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Beogradit. Në ndërkohë, ambasadori Pejakoviq u dërgua sërish në Bjellorusi.







