Ish-ambasadori i Holandës për ‘udhërrëfyesin’ për viza: S’do të ndodh shpejtë, do të marrë së paku një vit

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch në një intervistë për Klan Kosovën ka folur në lidhje me ‘udhërrëfyesin’ për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai u shpreh në Info Magazine se kjo nuk do të ndodh shpejtë, por do të marrë kohë më së paku një vit, pë.

“Jam i befasuar me atë se çka pash. Ajo çfarë thuhet në këtë udhërrëfyes për liberalizmin e vizave për Kosovën është se kërkohen mekanizma të rinj për të përmbushur çështje të caktuara deri tek liberalizmi i vizave. Dhe i bije që nuk do të ndodh shpejt brenda muajve, por do të kërkojë kohë më së paku një vit apo më shumë, ndryshe nga ajo çfarë ka kërkuar parlamenti ynë në Holandë, që kërkon edhe një herë një opinion final të Komisionit Evropian që Kosovës t’i hiqen vizat”, u shpreh ai.

Ish-ambasadori Bosch u shpreh se ka diçka që po e irriton, përcjell Klankosova.tv.

“Ajo çka më irriton më së shumti, është se Kosovës iu kërkuan të përmbushë kusht që asnjë shteti tjetër nuk iu dhanë si detyra për t’i kryer, asnjë shteti tjetër. Ukrianës ta zëmë iu hoqen vizat edhe pse në atë kohë nuk ishte në luftë, por ishte një vend eskremisht i korruptuar, në mos më i korruptuari në Evropë. Ngjashëm ndodhi edhe me Moldavinë. Dhe askush nuk pyeti se a janë të korruptuara apo jo”, u shpreh tutje ai.