Ish-ambasadori Gashi: Vizat duhet të liberalizohen vitin e ardhshëm, përveç nëse ndodhë ndonjë befasi

Ish-ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi ka thënë se vitin e ardhshëm, duhet të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës.

Gashi ka thënë se vizat duhet të liberalizohen gjatë vitit të ardhshëm, përveç nëse ndodhë ndonjë befasi.

“Me sa e kam kuptuar unë, përveç nëse ka ndonjë befasi, e dimë sivjet ishte lufta që fillojë që edhe fatkeqësisht vazhdon në Ukrainë, sulmi rus. Domethënë përveç nëse ka ndonjë befasi do të duhej vitin e ardhshëm të liberalizoheshin vizat. Në parim kjo është diçka që zyrtarët tanë besoj që e dinë, jam i sigurt që e dinë”, ka thënë ai në RTV 21.

Mes tjerash, ish-ambasadori Gashi ka thënë se liberalizimi i vizave është vonuar dhe se do të duhej të ndodhte shumë kohë më parë.