Ish-ambasadori

Ish-ambasadori Delawie: BE të ndalojë së përkëdheluri Vuçiqin

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie është shprehur i indinjuar me formën se si Bashkimi Evropian i është qasur kohëve të fundit dialogut dhe problemit të Kosovës me Serbinë.

Në një postim në X, Delawie thotë se Serbia si shtet ka qenë pjesëmarrëse në sulmin më 24 shtator në Banjskë, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se BE duhet të ndalojë “së përkëdheluri Vuçiqin”.

“Pjesë interesante për pjesëmarrjen serbe në një sulm terrorist në Banjska të Kosovës që vrau një polic. BE me të vërtetë duhet të ndalojë së përkdheluri Vuçiqin”, ka thënë ai në platformën ‘X’.