Ish-aktivisti i VV-së, Kurtit: Ne na dërgove drejt vdekjes, sot po ulesh paturpësisht në tavolinën e turpit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka realizuar së fundi një vizitë në Bruksel.

Në kuadër të qeverisjes së tanishme kjo është hera e dytë që Kurti shkon drejt Brukselit e ku padyshim diskutohet rreth dialogut.

Por lidhur me këtë së fundi ka reaguar edhe ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Ramizi.

Ramizi ka shkruar në Facebook se “neve na dërgove drejt vdekjes për të kundërshtuar negociatat, e sot po ulesh paturpërisht në tavolinën e turpit”.

Postimi i tij:

Negociata, jo Vetevendosje

Neve na dergove drejt vdekjes per te kundershtuar “negociatat” e sot po ulesh paturpesisht ne tavolinen e turpit.

Te fala nga një “kriminel”!