Isa Mustafa

Isa Mustafa uron Vitin e Ri

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka uruar të gjithë qytetarët, simpatizantët dhe veprimtarët e kësaj partie me rastin e vitit të ri.

“Duke lënë pas një vit të pritjeve të mëdha dhe të sfidave, uroj që viti 2019 të jetë vit i mbarë për Kosovën dhe për çdo qytetar të Kosovës”, thuhet në telegramin urues të Mustafës.

“Le të mbledhim energjitë tona pozitive për ta bërë të lumtur çdo njeri dhe çdo familje; të punojmë për fuqizimin e shtetit; për të rinjtë dhe të moshuarit, për ardhmërinë e shëndoshë dhe të lumtur të çdo qytetari tanë në Kosovë dhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë Kosovës!”.

“Uroj që viti 2019 të jetë vit i gëzuar për çdonjërin nga ju!”.