Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së Ngushtë e ka ngacmuar Lëvizjen Vetëvendosje.
Mustafa tha se Vetëvendosje i ka fituar vetëm 25 për qind të votave, përafërsisht sa ka edhe LDK.
“Edhe kur ishim bashkë me Vetëvendosjen, nuk arrinim të vetme ta formojmë qeverinë”, tha i pari i LDK-së.
Ai tha se votat e VV-së nuk kanë peshë më shumë se ato të AAK-së apo Nismës.
Mustafa duke mos e përjashtuar vetën e tij si kandidat i mundshëm për Kryeministër, tha se Kosovës i duhet një kryeministër që mund t’i tejkaloj sfidat nëpër të cilat po kalon vendi.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk e kanë përjashtuar Vjosa Osmanin.
“Ne nuk e kemi përjashtuar Vjosa Osmanin. Ajo tashmë e ka dhënë qëndrimin e saj publik, prandaj s’kemi pasur pse ta ftojmë në këtë takim”, tha ai.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk kanë diskutuar për kandidatin për kryeministër.
Për emrin e kandidatit për kryeministër, do të vendosin në strukturat e partisë.
“Ne sot kemi diskutuar për vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për koalicionin me AAK e Nisma”, tha ai.
Mustafa ka theksuar se janë në pritje që Vetëvendosje ta pranoj ose ta refuzoj çështjen e mandatrit.
Ai ka kërkuar që Vetëvendosje të mos e prolongoj procesin e formimit të qeverisë së re.
“Ne e bëjmë një qeveri, vetëm me figura të pastërta dhe që nuk kanë pasur probleme me ligjin”, tha ai,






