Isa Mustafa thotë se në matjet që LDK-në e shihnin fituese s’e morën parasysh diasporën

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dhënë një shpjegim interesant se pse partia që ai drejton ka dalë e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit – ndonëse shumë herë në matjet e opinionit publik dilte e para.

“Mund t’ju them se ka qenë pakës e habitshme sepse ne kemi pritur që mund të ketë devijime nga ajo çfarë kemi parë si rezultat të opinionit publik, jo vetëm këtë vit. Qysh nga gjysma e vitit 2017, ne kemi qenë bindshëm subjekti i parë në të gjitha matjet e opinionit publik”.

“Ndodhi që e gjithë ajo të vihet në një rrafsh tjetër gjatë ditës së zgjedhjeve dhe ajo që në shikim të parë duket si arsye themelore është që në të gjitha matjet e opinionit publik ne nuk e kemi pasë bashkatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit, por matjet janë zhvilluar në territorin e Kosovës dhe jo me bashkatdhetarët tanë jashtë”.

“Mendoj që një margjinë të veçantë e kanë marrë ata në parapërcaktimin e rezultateve”.

loading…