Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa pas një takimi që ka mbajtur me kryesinë e partisë që ai udhëheq ka bërë të ditur se do të pranojnë votat e Listës serbe në mocionin për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.
“Po ne po vërejmë që po flitet shumë për këtë iniciativë. Ne e kemi marrë iniciativën si LDK për mocion dhe ne poashtu të gjithë e dijmë se pse jemi këtu se qeveria që unë kam drejtuar është rrëzuar me Listën Serbe me votat e tyre, sepse si duket Kadri Veseli ka tentuar të bëjë një vllaznim bashkim me ta”, tha Mustafa në konferencën për media. /Ballkani.info/







