Isa Mustafa sulmon ashpër Bulliqin e VV-së: Na la pa viza, s’e meriton asnjë votë në Llap

Isa Mustafa sulmon ashpër Bulliqin e VV-së: Na la pa viza, s’e meriton asnjë votë në Llap

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka goditur ashpër kandidatin e VV-së për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Ai ka thënë se ishte pikërisht Bulliqi që kosovarët i la pa viza, duke shtuar se kauzat e tij për kufirin me Malin e Zi ishin të rrejshme, popullore dhe asgjë më shumë.

“Ai duhet të japë përgjegjësi se si i la kosovarët pa viza”, ka thënë Mustafa, transmeton Ballkani.info.

Mustafa më pas ka shtuar se Bulliqi si udhëheqës i komisionit nuk bëri asgjë për të quar kufirin në Qakorr e Zhleb siç premtonte dhe lobonte.

“Ai iku nga LDK-ja dhe shkojë në VV. Po ashtu edhe nga zyra e tij e komisionit iku, të themi mori azil në VV. Faji më i madh për mos liberalizimin e vizave i atribuohet atij, sepse ai e mori bajrakun”, tha Mustafa në rtv21.

“Ai s’e meriton asnjë votë më ia jap as Llapi e as Kosova, nëse ia japin ia pafshin sherrin vetit”, ka thënë në fund Mustafa.

Ai më pas shtoi se kandidatët tjerë nuk ia bëjnë as ngat Nexhmi Rudarit të LDK-së.

Mustafa tha se kandidatët tjerë nuk ia bëjnë as ngat, të propozuarit të tyre për Podujevën, Nexhmi Rudari. /Ballkani.info/