Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk e kanë përjashtuar Vjosa Osmanin.
“Ne nuk e kemi përjashtuar Vjosa Osmanin. Ajo tashmë e ka dhënë qëndrimin e saj publik, prandaj s’kemi pasur pse ta ftojmë në këtë takim”, tha ai,
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se nuk kanë diskutuar për kandidatin për kryeministër.
Për emrin e kandidatit për kryeministër, do të vendosin në strukturat e partisë.
“Ne sot kemi diskutuar për vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për koalicionin me AAK e Nisma”, tha ai.
Mustafa ka theksuar se janë në pritje që Vetëvendosje ta pranoj ose ta refuzoj çështjen e mandatrit.
Ai ka kërkuar që Vetëvendosje të mos e prolongoj procesin e formimit të qeverisë së re.
“Ne e bëjmë një qeveri, vetëm me figura të pastërta dhe që nuk kanë pasur probleme me ligjin”, tha ai.







