Isa Mustafa edhe zyrtarisht heq dorë nga kreu i LDK-së – Kujtim Shala po i prinë Kuvendit zgjedhor

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, edhe zyrtarisht e ka njoftuar dorëheqje nga posti i të parit të LDK-së, para delegatëve të partisë, të cilët pas pak pritet ta zgjedhin kryetarin e ri.

Mustafa, pasi ka njoftuar dorëheqjen e tij, punën e kryesuesit të punimeve të Kuvendit zgjedhor të LDK-së, e ka marrë Kujtim Shala.

Në garë për të parin e LDK-së, janë Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa. Derisa, Anton Quni pak para se të nisë kuvendi zgjedhor ka hequr dorë nga kandidatura.

Isa Mustafa, menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe rezultatit të dobët të LDK-së, ka hapur rrugë për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë, që pritet të përfundojë sot.