Ilir Mirena

Ironizon Mirena: Minatorëve nuk u paska dal paga, shpresoj që Gani Jakupit nuk ia vonojnë

Ilir Mirena, analist i përhershëm në T7, ka komentuar reagimin e minatorëve të Trepçës, të cilët u ankuan se sërish nuk u ka dalë rroga më 24 nëntor.

Mirena ka ironizuar, duke shkruar se shpreson që mos t’i vonohet paga edhe Gani Jakupit, “superkëshilltarit” që përfiton të hyra prej 7 mijë e 500 euro nga buxhet i Qeverisë së Kosovës.

“Minatoreve te Trepçes edhe pas dates 24 nentor nuk u paska dal paga.

Po shpresoj Gani Jakupit nuk ja vonojne kshtu. Minatoret s’kane ku shkojne as kush s’ti merr. Qaty n’zgafelle. Ganine po. Ta marrin shtetet tjera, ta fshijne. Kerkesa per eksperta te tille eshte e madhe. Nje Gani e kemi, minatore me mijera…” – shkroi Mirena.