Ironizon Kajtazi: Me qenë unë Arben Vitia, i kisha ba thirrje prokurorisë me i arrestu pensionistët

Gazetari Vehbi Kajtazi ka ironizuar me pritjet për vaksinim para sallës 1 tetori në Prishtinë, duke thënë se po të ishte në vend të ministrit Arben Vitia, do të i bënte thirrje prokurorit të shtetit që t’i arrestojë të gjithë pensionistët.

Këto komente, Kajtazi i ka bërë përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, teksa ka shtuar se të njejtit do t’i arrestonte për veprën penale “rrezikim i shëndetit publik” dhe “cenim i sigurisë kombëtare”