Irani, SHBA-ve: E kemi pasur në cak edhe aeroplanin tuaj plot njerëz, por goditëm dronin

Sipas informacioneve më të reja që vijnë nga Teherani, Irani e ka pasur në cak edhe aeroplanin amerikan, në të cilin gjendeshin 35 njerëz, por ka hequr dorë nga goditja e kësaj fluturakeje.

Në vend të kësaj, është qëlluar droni ushtarak amerikan, transmeton Ballkani.info.

Rrëzimi i dronit amerikan nga ushtria iraniane përpak sa nuk ka nxitur fillimin e luftës, pasi që presidenti amerikan, Donal Trump, sipas raportimit të New York Times, kishte urdhëruar sulm ndaj caqeve iraniane, herët në mëngjes.

Megjithatë, Trump këtë urdhër e tërhoqi në momentin e fundit. /Ballkani.info/