Lindja e Mesme

Irani del kundër ofensivës turke në Siri, kërkon zgjidhje diplomatike

Irani e ka kundërshtuar vendosjen e forcave turke në territorin sirian, duke thënë se duhet të respektohet kufiri mes dy vendeve.

Duke folur në konferencën javore për gazetarë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mosavi, tha se çështjet mes Sirisë e Turqisë duhet të zgjidhen përmes rrugëve diplomatike.

“Ne jemi kundër vendimit të Ankarasë për vendosjen e forcave ushtarake në Siri. Integriteti territorial i Sirisë duhet të respektohet”, tha ai.

Javën e kaluar, presidenti turk e miratoi një armëpushim të përkohshëm pesëditor për t’ua mundësuar forcave kurde tërheqjen nga brezi kufitar. Ky armëpushim përfundon të martën dhe forcat kurde tashmë janë tërhequr nga një qytet kufitar.

Në anën tjetër, ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, that ë dielën se Ankaraja nuk dëshiron që asnjë militant kurd të mbetet në të ashtuquajturën zonë e sigurisë. Ai shtoi se Turqia do të bisedojë me Rusinë për tërheqjen e forcave kurde nga rajonet Manbij dhe Kobani.

Dhjetëra mijëra civilë janë detyruar të zhvendosen për shkak të luftimeve, ndërsa grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut frikësohen se kjo gjendje do të shkaktojë krizë humanitare, shkruan “Free Europe”.

loading…