Razzal al-Saadawi

Iraku thotë se po mbyll hapësirën e tij ajrore pasi Irani nis sulmin ndaj Izraelit

Iraku njofton se po mbyll hapësirën e tij ajrore dhe po pezullon të gjithë trafikun ajror pasi Irani nisi një sulm me dron ndaj Izraelit.

Ministri i Transportit Razzal al-Saadawi ka treguar se hapësirat ajrore do të mbyllen.

“Hapësira ajrore e Irakut është mbyllur dhe trafiku ajror është ndalur”,  ka thënë ai për agjencinë shtetërore të lajmeve INA,transmeton Ballkani.info.

Kurse, Autoriteti i Aviacionit Civil thotë se mbyllja do të zgjasë nga ora 23:30deri në 5:30 të mëngjesit./Ballkani.info/