Ipeshkvi Gjergji në BIK: Urime vëllezërve e motrave të besimit Islam – të flijohemi dhe dhurohemi për të mirën e përbashkët

Ipeshkvi i Kosovës, Don Lush Gjergji ka qëndruar në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës ku ka përçuar urimet me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Jemi këtu për të përcjellë në emër të Kishës Katolike, Ispeshkvisë, së pari myftiut dhe BIK-ut, miqve, dashamirëve dhe motrave dhe vëllezërve, urimet më të përzemërta për këtë festë”, është shprehur Gjergji, njofton KlanKosova.tv.

“Flijimi dhe vuajtja janë kapitali ynë. Kemi vuajtur dhe pësuar gjatë shekujve dhe është mrekulli e Zotit mbijetesa jonë. Atë që vuajmë ne si besimtarë ia paraqesim Zotit dhe prandaj besojmë në të. Dhashtë Zoti që flijimet e të parëve tanë, t’i pranojë i madhi Zot”.

“Urojmë që ta vlerësojmë urinë e jashtëzakonshme që vjen nga Zoti dhe të flijohemi dhe të dhurohemi për të mirën e përbashkët”.