Inzaghi më në fund e gëzon Valon Berishën

Lazio ka marrë pikët e plota në udhëtim te Frosinone, duke triumfuar 1-0.

Në këtë ndeshje, nga minuta e parë u hodh në fushë portieri i Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, por jo edhe mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha.

Berisha po vuan për minuta te klubi italian, por sot, trajneri Somne Inzaghi vendosi t’i japë më shumë të tillë, duke e inkuadruar në lojë në minutën e 57’.

Valoni bëri paraqitje të kënaqshme për aq minuta sa ishte në fushë, duke ndihmuar Lazion të ruajë rezultatin e pjesës së parë, 1-0.

Golin e shënoi Felipe Caicedo në minutën e 36’.

Përveç Strakoshës, në fushë ishte edhe shqiptari tjetër, Riza Durmishi – ata e përfunduan ndeshjen me nga një kartonë të verdhë