“Interpretim brutal”, James Rubin komenton lajmin e NYT për Vuçiqin

James Rubin, ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, i cili tash udhëheq Qendrën Globale të Angazhimit në kuadër të këtij institucioni, ka shpërndarë artikullin e New York Times për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku shpërfaq lidhjet e tij me botën e krimit, mafias e huliganizmit.

“Interpretim brutal”, e ka përshkruar Rubin lajmin e NYT në Twitter.

New York Times ka përmbledhur një hulumtim rreth krimit në Serbi. Të gjitha faktet që ka paraqitur në këtë tekst, i ka lidhur ngushtë me djalin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Danilon.

“Vuçiç ka dhuntinë e demagogut për t’u dhënë jetë stereotipeve poshtëruese. Ai e ka shfrytëzuar shkëlqyeshëm problemin mafioz të Serbisë, duke krijuar një mjedis në të cilin linja e paqartë midis krimit të organizuar dhe shtetit në avantazhin e tij”./Express/