Interpol publikon listën e më të kërkuarve për krime mjedisore, mes tyre dy shqiptarë

Policia ndërkombëtare ka kërkuar ndihmë për gjetjen e 7 kriminelëve më të kërkuar në botë.

Interpol publikoi listën e personave përgjegjës për krime të mëdha mjedisore.

Shkeljet e tyre përfshijnë hedhjen e mbeturinave të rrezikshme, prerjet ilegale të pyjeve dhe kontrabandën e fildishit.

Në listën e 7 personave janë edhe dy vëllezër shqiptarë, që dyshohet se kanë prerë dru në mënyrë të paligjshme në një pyll shtetëror në Greqi.

Dy vëllezërit janë identifikuar si Ergest Memo, 34 vjeç, dhe Taulant Memo, 33 vjeç, të kërkuar nga Greqia për prerje ilegale në një pyll të mbrojtur.

Taulant Memo është gjithashtu i kërkuar armëmbajtje pa leje.

Ja 7 personat më të kërkuar:

1- Guo Qin Huang, 42 vjeç, i kërkuar nga Kina për kontrabandimin e llojeve të mbrojtura.

2-Nicholas Mweri JEFWA, 44 vjeç, i kërkuar nga Kenia për trajtimin ilegal të kafshëve të egra dhe aktivitetit të organizuar kriminal.

3-Samuel Bakari JEFWA, 29 vjeç, i kërkuar nga Kenia për trajtimin ilegal të kafshëve të egra dhe aktivitetit të organizuar kriminal.

4-Ergest MEMO, 34 vjeç, i kërkuar nga Greqia për prerje ilegale në një pyll të mbrojtur.

5-Taulant MEMO, 33 vjeç, i kërkuar nga Greqia për prerje ilegale në një pyll të mbrojtur dhe për mbajtjen ilegale të një arme.

6-Bhekumusa Mawillis SHIBA, 39 vjeç, i kërkuar nga Eswatini për veprat e kafshëve të egra.

7-Muk Nam WONG, 62, i kërkuar nga Kina për kontrabandimin e llojeve të mbrojtura dhe produkteve të tyre të prejardhura/dita.