Interi s’ka të ndalur, 6 ndeshje – 6 fitore

Interi ka shënuar edhe fitoren e gjashtë me radhë në po aq ndeshje të zhvilluara këtë edicion në Serie A.

Skuadra e Antonio Contes e mposhti në udhëtim Sampdorian me rezultat prej 1 me 3.

Sensi ishte ai që shënoi në minutën e 20, e pas dy minutave ai asistoi për Sanchezin, i cili e dyfishoi epërsinë.

Por, ylli kilian u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 46, për shkak të një simulimi.

Vendasit arritën të ngushtojnë rezultatin në 1 me 2 përmes Janktos.

Megjithatë, Interi arriti të shënojë golin e qetësisë në minutën e 61 përmes Gagliardinit.

Interi mban kreun me 18 pikë, derisa Sampdoria në vendin e fundit ka 3 pikë.

loading…