Interi shpreh interesim për Amir Rrahmanin

Amir Rrahmani mund të bëjë hapin e madh në karrierë, duke u transferuar te Interi.

Mbrojtësi i Kosovës verën që lamë pas nga Dinamo Zagrebi u transferua në Serie a te Hellas Verona.

Lojtari është ambientuar mirë në futbollin italian, ku i ka rënë në sy Interit.

Gianluca di Marzio raporton se sot ka pasur një takim mes drejtuesve të Hellas Veronas dhe Interit.

Sipas ekspertit të merkatos italiane, Interi është i interesuar për Rrahmanin, të cilin e shohin si lojtar të ngjashëm me Milan Skriniar, i cili verën e ardhshme mund të largohet nga ‘San Siro’.

Inter dhe Verona sot kanë zhvilluar bisedimet e para, me sytë ka e ardhmja.