Interi pa telashe ndaj Shakhtarit

Kampioni në fuqi i Italisë, Interi e ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Shakhtarit me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së pestë të Grupit D në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi Edin Xheko ka shënuar dy golat për Interin që regjistroi fitoren e tretë në fazën e grupeve. Xheko i realizoi golat brenda pak minutave.

Fillimisht, shënoi në minutën e 61-të kurse rezultatin përfundimtar e vulosi në minutën e 67-të. Me këtë fitore, Interi ka tubuar dhjetë pikë derisa Shakhtari mbetet i fundit në grup me vetëm një pikë të mbledhur.