Interi mposht Shakhtarin, ngrihet në vendin e dytë në Grupin D

Interi e ka fituar ndeshjen e xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve dhe është ngritur në pozitën e dytë në tabelë, në Grupin D.

“Nerazzurrët” triumfuan me rezultatin 3:1 në udhëtim te Sheriff Tiraspoli i Moldavisë.

Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë.

Marcelo Brozoviq shënoi në minutën e 54-rt pas një gjuajtje të fuqishme e të saktë.

Mbrojtësi Milan Shkriniar e dyfishoi epërsinë në minutën e 66-të, ndërsa Alexis Sanchez realizoi pas një aksioni individual tetë minuta para fundit.

Golin e nderit vendësit e shënuan në minutën e 92-të, nëpërmjet Adama Traores.

Sheriff Tiraspoli zë vendin e tretë me gjashtë pikë.