Interi konfirmon edhe tre lojtarë me COVID-19

Klubi italian Inter ka njoftuar të gjithë se pas testimeve të bëra tre lojtarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.

Pas dy rasteve të mëparshme, Nerazzurrët tashmë kanë lajmëruar edhe tri raste të reja të infektimit në skuadër.

“FC Internazionale Milano njofton se Roberto Gagliardini dhe Radja Nainggolan rezultuan pozitivë për COVID-19 pas kontrolleve të kryera në Appiano Gentile ditët e fundit”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Ndryshe, tek Interi të infektuar me koronavirus janë edhe Alessandro Bastoni dhe Milan Skriniar, të cilët tashmë gjenden në izolim.